Kush jemi ne?
Subjekti afarist “ejona” Sh.P.K është Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara me seli në Pejë. Drejtuesi ligjor i ndërmarrjes është Hysni (Beqir) Prelvukaj, ecc.i diplomuar. “ejona” është themeluar me të njejtin emër në vitin 1990 me seli në Pejë dhe me sukses e zhvillon veprimtarinë e saj me vite.
“ejona” Sh.P.K është përfaqësuese e shumë prodhuesve të njohur botëror të paisjeve të të gjitha llojeve për ngrohje, ftohje, ventilim, klimatizim, ujësjellës, kanalizim,ashensorë dhe shkallë lëvizëse.
Kualifikimet
“ejona” filloi si një ndërmarrje e vogël e cila sot rezulton si shumë e suksesshme me një staf të gjërë me ngritje të lartë profesionale në fusha të ndryshme
“ejona” ka të punësuar staf të specializuar në mesin e të cilëve janë të përfshirë këto kualifikime
- ekonomistë të diplomuar
- juristë të diplomuar
- inxhinierë të makinerisë
- inxhinierë të elektros
- teknik të çertifikuar për nxemje qëndrore
- teknik të çertifikuar për ventilim dhe klimatizim
- teknik të çertifikuar për ashensorë dhe shkallë lëvizëse
- teknik të çertifikuar të ujësjellësit dhe kanalizimit
- saldues të specializuar
”ejona” në bashkëpunim me stafin e saj , ka kryer me seriozitet dhe sukses projekte shumë të rëndësishme të cilat dëshmohen me referencat e tyre.
- 1989 – Themelimi i “ejona” Sh.P.K
- 1990 – Krijimi i brendit të ri dhe hapja e dyqanit të parë
- 2000 – Hapja e dyqaneve dhe zyreve te reja
- 2003 – Ejona hap përfaqësinë e saj për ashensorë
- 2011 – Përurimi i objektit të ri në Zahaq, Pejë (Selia e “ejona” Sh.P.K)
Themeluesi
Partnerët tanë





